Haxhiu për rastin e Liridona Ademajt: Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi

Aktuale

Haxhiu për rastin e Liridona Ademajt: Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi

Më: 27 janar 2025 Në ora: 12:32
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor të vrasjes së Liridona Ademajt.

Haxhiu thekson se ky rast do të ndjeket me vëmendje dhe shpreson se drejtësia të triumfojë.

“Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj, një ngjarje tragjike që na tronditi dhe pikëlloi të gjithëve.

Ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për të vendosur përgjegjësinë për krimin e rëndë, por edhe për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër femicidit. Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi dhe urojmë që drejtësia të triumfojë, duke u siguruar që ata që janë përgjegjës të marrin dënimin maksimal për krimin rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat