Në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Norvegji vendoset slogan nacionalist serb

Aktuale

Në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Norvegji vendoset slogan nacionalist serb

Më: 27 janar 2025 Në ora: 12:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur të kthehet në Kosovë”.

Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtëpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani.

“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo.

Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Njoftimi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat