​NISMA prezanton aderimin më të ri në këtë parti

Aktuale

​NISMA prezanton aderimin më të ri në këtë parti

Më: 27 janar 2025 Në ora: 13:15
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka prezantuar aderimin e profesoreshës, Hysnije Mustafa në këtë parti.

Me mandat të tretë si anëtare e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Mustafa nga sot i është bashkuar kësaj partie.

Në një konferencë për media, Mustafa derisa ka treguar arsyen që i është bashkangjitur Nismas Socialdemokrate, tha se bashkërisht do të bëjnë punë të mira për të zhvilluar vendin.

“Kam vendos t’i bashkohem Nismës Socialdemokrate meqë isha në prag të pushimit të aktivitetit tim politik, por duke parë vizionin e njerëzve kaq të prirur për punë të mbara, siç është kryetari në këtë parti dhe miqtë e mi, e shumë të tjerë vendosa të punoj bashkë me këtë parti për punë të mira për vendin”, tha ajo.

Ndërsa, anëtarja e kësaj partie, Xhevahire Izmaku ka vlerësuar se Mustafa do të jetë njëra nga pjesëtarët e ekipes profesionale që do të kontribuoj në këtë rrugëtim të ri.

“Hysnija është një grua e zonja, një ndërmarrëse e re, me mandat të tretë si anëtare e Kuvendit Komunal në Ferizaj, është vajza e ish të burgosurës politike, Syzana Reshani. Nga sot, pra bëhet pjesë e Nismës, do të jetë njëra nga pjesëtarët e ekipes profesionale që do të jemi bashkë në këtë rrugëtim të ri”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat