“Kam gruan e vrarë” – ja çfarë deklaroi Naim Murseli sot në gjykatë

Aktuale

“Kam gruan e vrarë” – ja çfarë deklaroi Naim Murseli sot në gjykatë

Më: 27 janar 2025 Në ora: 15:45
Naim Murseli

Sot është zhvilluar seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku në bankën e të akuzuarve u ulën ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe tre të akuzuar të tjerë, Granit Plava, Kreshnik Kokalla dhe Tom Dodaj.

Gjatë seancës, Naim Murseli deklaroi: “Kam gruan e vrarë”, por nuk pati mundësi të shprehej më tej për fajësinë, pasi aktakuza nuk u lexua.

Avokati i tij, së bashku me mbrojtësit e të tjerëve, pretenduan se nuk kishin të gjitha shkresat e lëndës dhe se disa video nuk po hapen.

Kjo vonesë u pa si një përpjekje për të zvarritur procesin gjyqësor, gjë që është e zakonshme në raste të tilla.

Por e morën një vërejtje serioze nga trupi gjykues, që deri me datë 31 janar, duhet të gjithë shkresat të jenë gati, dhe se nuk ka arsyetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat