Rexhaj i VV-së për tensionet në tubimin e Kurtit në Skenderaj: E tmerrshme, skandaloze!

Aktuale

Rexhaj i VV-së për tensionet në tubimin e Kurtit në Skenderaj: E tmerrshme, skandaloze!

Më: 27 janar 2025 Në ora: 23:17
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar tensionet në tubimin elektoral në fushatën e partisë së tij në Skenderaj.

Rexhaj i ka cilësuar tensionet e tilla si pamje skandaloze dhe të tmerrshme, të cilat sipas tij, shpërfaqin një urrejtje patologjike.

“Këto janë pamje skandaloze të tmerrshme, ka thënë Rexhaj.

Tutje, Rexhaj ka thënë se fyerjet dhe linçimet janë të papranueshme.

“Inatet me partive mund të vazhdojnë në kuptimin e ballafaqimeve, mirëpo jo me fyrje dhe mjete piroteknike. Kishte fyerje dhe linçime si Albin Serbia”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa  pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat