Dëshmitari: Kadri Veseli ishte shef i ZKZ-së, pas lufte i SHIK-ut

Aktuale

Dëshmitari: Kadri Veseli ishte shef i ZKZ-së, pas lufte i SHIK-ut

Më: 28 janar 2025 Në ora: 06:46 Përditësuar në ora: 21:12 më 28.01.2025
Naser Krasniqi

Hagë, ka vazhduar dëshminë dëshmitari i 118-të

Ka vazhduar edhe sot dëshminë, dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në këtë seancë, ndër të tjerash, u paraqit një dokument që vetë Krasniqi e kishte paraqitur në Prokurori javën e kaluar.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe të martën ka vazhduar dëshminë dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, të cilit iu prezantua një dokument ku ai ia kishte dhënë Prokurorisë javën e kaluar.

“Ky dokument është përpiluar gjatë kohës së luftës përkatësisht në janar 1999 dhe për një kohë nuk e kam ditur ku e kam dhe rastësisht e kam gjetur së bashku me disa dokumente të mia personale”, tha dëshmitari, duke shtuar se dokumenti mban emrin dhe mbiemrin e tij pasi e ka përpiluar vetë.

Sipas Prokurorisë, aty ishte një fletëdenoncim që dy policë nuk i kishin mbushur detyrat që kishte nxjerrë Drejtoria për Financat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që përcaktonte obligimin për qytetarët e Kosovës, përkatësisht për ata që jetonin jashtë vendit.

“Sipas detyrave që ishin të dhëna, në qoftë se mërgimtarët nuk i kishin kryer këto obligime dhe nuk i kanë dhënë në këtë rast në Kosovë, do të duhej t’i merrej pasaporta deri sa t’i shlyente obligimet”, tha Krasniqi.

Krasniqi konfirmoi se kishte Gjykatë Ushtarake në UÇK, gjithashtu foli edhe për qendrën e ndalimit në Kleçkë.

“Secili rast ka pasur specifikat e veta dhe mund ta ketë imponuar një procedurë ndryshe”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, në një dokument tjetër të paraqitur, Krasniqi tha se mban nënshkrimin e të dyshuarit Naser Hasani, procesmbajtësit Osman Hoxha dhe, në fund, nënshkrimin e vetë Krasniqit si procesues.

Në anën tjetër, mbrojtja e Kadri Veselit, e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon, ka kundërshtuar pyetjet e ZPS-së për dëshmitarin Naser Krasniqi, me arsyetimin se është duke nxjerrë pretendime të reja për klientin e tij.

ZPS-dëshmitarit Krasniqi: Ju e keni ditur që po keqtrajtoheshin të ndaluarit në Kleçkë

Prokurorja Vega Iodice i tha sot dëshmitarit Naser Krasniqi në Hagë se qëndrimi i tyre është se ai e ka ditur që po keqtrajtoheshin të ndaluarit në Kleçkë.  

Fillimisht dëshmitari u  pyet se a ka marrë pjesë në keqtrajtimin e personave të ndaluar në Kleçkë.

“Mendoj që një gjë e tillë është konstatu edhe me aktgjykim të formës së prerë në rastin Kleçka”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Si rrjedhojë, erdhi deklarata e prokurores e cila tha se ai ka parë dhe bërë më shumë gjera se sa është duke deklaruar në sallën e gjyqit sot.

“Qëndrimi im është ky; Ju keni parë dhe keni berë më shumë se nga çka jeni të gatshëm të ndani me ne këtu dhe ju e keni ditur që të ndaluarit po keqtrajtoheshin në Kleçkë. Çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë?”, pyeti prokurorja Iodice.

Këtë gjë e mohoi dëshmitari duke thënë se nuk ka qenë as pjesë e stafit të asaj qendre dhe se nuk e di që ka pasur keqtrajtime aty.

“Nuk ka qenë e vërtetë absolutisht sepse së pari nuk e di që ka pasur keqtrajtime dhe e dyta nuk ka qenë në domenin tim që ta di dhe do të thotë në rrethanat që po flasim e ka qenë e pamundur që ta dijë duke shtuar që fillimisht unë nuk e di që kanë ndodhur aty. Por, në supozim së kanë ndodhur nuk kam pasur se si ta dijë pasi që nuk i kam takuar stafit të qendrës së mbajtjes atje”, tha ai.

Avokati i Veselit, Rodney Dixon kërkoi që të informohet se qëndrimi i kujt ishte ky duke shtuar se fjalët e prokurorisë ishin një sulm i drejtpërdrejtë

“Ky është qëndrim i prokurorisë ose çfarë qëndrimi ishte ky? Sepse ky është një sulm i drejt për së drejti që lidhet me besueshmërinë e dëshmitarit. Cili është burimi i këtij qëndrimi”, tha Dixon.

Prokurorja tha se nuk e din a të përgjigjet në praninë e dëshmitarit. Megjithatë kryegjyqtari urdhëroi që të përgjigjet.

“Kjo është ë bazuar nga provat që kemi, në dokumentet tona gjyqësore për përfshirjen e dëshmitarit në keqtrajtime”, tha prokurorja.

Serish ndërhyri Dixon duke thënë se ky është qëndrimi i Prokurorisë.

Përpara gjithë këtij blloku pyetjesh, dëshmitari u pyet lidhur me burgun e pretenduar në Lladrovc për të cilën dëshmitari kishte thënë se ka dëgjuar për ekzistencën e tij.

“Mendoj që çështja Lladrovc është përmendur për herë të parë në rastin “Kleçkë”. Mirëpo, mendoj që nuk është sqaruar dhe elaboruar. Mirëpo, unë mund të them me aq sa unë di që në Lladrovc nuk ka pasur burg. Aty është trajtuar një rast jashtë brigadës 121 të cilin e ka ruajtur z.Sokol Dobruna. Pse unë jam në dijeni të atij rasti?! Është sepse unë në atë kohë kam qenë në Terpezë afër Lladrovcit ose pak më afër dhe Sokol Dobruna me ka marrë me vete në mënyrë që ta shoh mënyrën e të intervistuarit në mënyrë që unë të mësoj nga ana e tij. Kaq mund të them për Lladrovcin”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se personi i intervistuar ishte Hamdi Thaçi me nofkën “Rrushi” i cili dyshohej se kishte tentuar ta përdorë armen kundër eprorit në Drenicë, Sahit Jasharit.

Por, dëshmitari tha se pasi kishin arritur aty dikush i kishte thënë Dobrunës që dikush kishte ardhur gjatë natës dhe e kishte liruar ketë person.

Si rrjedhojë, dëshmitari tha se Dobruna i kishte thënë që ky është një shembull i keq e që edhe vetë ai do ta lironte këtë person por përmes procedurave për të përcjellë një mesazh tek ushtaret që të ketë disiplinë.

Pas Prokurorisë, pyetjet për dëshmitarin i filloi Geoffrey Roberts i cili udhëheqë me ekipin mbrojtës të Rexhep Selimit.

Dëshmitari: Kadri Veseli ishte shef i ZKZ-së, pas lufte i SHIK-ut

]Dëshmitari Naser Krasniqi ka thënë në Hagë  se tashmë i akuzuari Kadri Veseli ka qenë udhëheqës i sektorit për Zbulim-Kundërzbulim (ZKZ) gjatë kohës së luftës dhe pas saj si shef i Shërbimit të Informimit të Kosovës (SHIK).

“Gjatë luftës është njohur si udhëheqësi apo shefi i ZKZ-së ndërsa më vonë pas themelimit të SHIK-ut ka udhëhequr SHIK-un”, tha dëshmitari.

Përpara kësaj, dëshmitari tha se gjatë kohës së luftës, pothuajse të gjithë në Brigadën 121 i kanë ditur pozicionet e anëtareve të Shtabit të Përgjithshëm.

“Në komandën e brigadës ne i dinim pjesën dërrmuese të pozicioneve të shtabit të Përgjithshëm për shkak të afërsisë fizike që kishim me ta”, tha ai.

Ndërsa, Krasniqi tha se nuk ka pasur takime me Veselin për të diskutuar çështje të ngjashme si ajo për Krojmirin.

“Mund ta kem parë por asnjëherë nuk ka ndodhur që ta trajtojmë ndonjë çështje konkrete”, tha Krasniqi.

Ndërsa, për pas luftës, dëshmitari Naser Krasniqi tha se Kadri Veseli i ka bërë ofertë që t’i bashkohet SHIK-ut.

“Pas luftës me ka bërë ofertë që të inkuadrohem në SHIK”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai shtoi se oferta i ka ardhur në fund të 99-ës ndërsa vendimin për inkuadrim ai e kishte dhënë në pranverë të vitit 2000.

Pas pushimit të drekës, Prokurorja Vega Iodice u fokusua tek pyetjet lidhur me rastin e një personi të quajtur Petrit Hoxha. Për këtë dëshmitari tha se është njëri prej rasteve që është marrë vetë ai.

Në dokumentin që iu prezantua dëshmitari tha se mbanë nënshkrimi i tij si dhe nënshkrimi i prokurorit ushtarak i cili ka pranuar lëndën për Petrit Hoxhën.

Kurse për një dokument tjetër, dëshmitar tha se i përket të njëjtës lënde gjyqësore dhe është deklarata që i është marrë personit të dyshuar.

“Unë personalisht nuk e kam procedu, nuk ia kam marrë deklaratën personalisht dhe nuk e kam pa fizikisht Petrit Hoxhën. Mirëpo, me aq sa di dhe bazuar në shkresat e lëndës, i njëjti duhet të ketë qenë i ndaluar. Por edhe nëse ka qenë i ndaluar, nuk e di se kush mund ta ketë dërguar në qendrën e mbajtjes”, tha Naser Krasniqi.

Si rrjedhojë, këto dokumente që u diskutuan me dëshmitarin u pranuan në prova materiale me kërkesën e Prokurorisë.

Mbrojtja e Veselit kundërshton pyetjet e ZPS-së: Dalin pretendime të reja për klientin tim

Mbrojtja e Kadri Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon ka kundërshtuar pyetjet e ZPS-së për dëshmitarin Naser Krasniqi me arsyetimin se është duke nxjerrë pretendime të reja për klientin e tij.

“Kjo lidhet me kundërshtimin që ngritëm edhe dje për paragrafin… sepse kanë dal pretendime të reja kundër klientit tim. Do iu lutesha i nderuar gjykatës që të lexoni dosjen paraprake në paragrafin 145 ku janë përcaktuar edhe pretendimet lidhur me këtë rast dhe në atë rast në dosje, nuk përmendet fare klienti im. Është hera e parë që dalin  pretendime të tilla”, tha Dixon.

Por deri tek kjo deklaratë e Dixon erdhi pasi dëshmitarit iu prezantua një procesverbal me shkrim dore që në të shkruhej “Bashkim Fina”. Krasniqi tha s ky emër ishte pseudonimi i tij. Veç kësaj, prokurorja shtoi se në dokument shkruhej edhe “Shërbimi Informativ – SHIK”.

Prokurorja tha së në dokument flitej për ndalim arbitrar, dhunë fizike, izolime të pa raportuara, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari tha se këto akuza lidhen me rastin e Krojmirit ku ishin arrestuar pjesëtar të UÇK-së nën dyshimin se kanë kryer vepra të tilla. Megjithatë, ai tha se nuk e din se kush e ka shkruar këtë shkrim.

Në një faqe tjetër të të njëjtit dokument, prokuroja tha se janë shënime për Haxhi Shalën, për çka dëshmitari u pyet se a ka qenë i përfshirë në rastin e Krojmirit.

“Po patjetër që ka qenë i përfshimë sepse ne pamë një sër dokumente që vërtetojnë që është i përfshirë. Si rast disiplinor është trajtuar nga z.Shala”, tha dëshmitari.

Krasniqi tha se Ajvaz Korpuzi, Sylë Qeriqi dhe Arsim Hazirin kanë qenë prej të dyshuarve dhe të ndaluarve lidhur me këtë rast.

Si rrjedhojë prokurorja kërkoi që të pranohet në prova materiale ky dokument për çka pati kundërshtime.

“E gjithë kjo dëshmi mund të ishte marrë pa i reaguar dokumente dëshmitarit dhe dëshmia e tij është përdorur si një formë që këto dokumente të pranohen si prova gjyqësore. Por, ai në thelb nuk ka dijeni për këto dokumente”, tha Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin.

Megjithatë, kryegjyqtari rrezoi kundërshtimin dhe pranoi në prova materiale këtë dokument.

Pas kësaj, prokurorja e pyeti dëshmitarin se më 1999-ën a e kishte diskutuar me dikë rastin e Krojmirit. Edhe për këtë, pati kundërshtime Dixon duke thënë se e kundërshton ketë pistë pyetesh. Me kërkesën e Dixon, parashtrimet ai i bëri pa praninë e dëshmitarit.

“Kjo lidhet me kundërshtimin që ngritëm edhe dje për paragrafin… sepse kanë dal pretendime të reja kundër klientit tim. Do iu lutesha i nderuar gjykatës që të lexoni dosjen paraprake në paragrafin 145 ku janë përcaktuar edhe pretendimet lidhur me këtë rast dhe në atë rast në dosje, nuk përmendet fare klienti im. Është hera e parë që dalin  pretendime të tilla. Ju dje e morët vendimin i nderuar gjykatës se nuk duhet përjashtuar se prokuroria nuk do të kërkonte që të pranohej dokumenti, por sidoqoftë prokuroria i bëri pyetjet dhe madje nxori dëshmi live nga dëshmitari dhe kërkon që të pranohet  dokumenti. Ne mendojmë që prokuroria do të duhej që ta kërkonte pranimin në një formë tjetër mbase. Kjo është një praktikë krejt e re dhe nuk ishim njoftuar fare për këtë dokument më përpara dhe nuk po na u jepet dot zgjidhja duke thënë që mund t’i bëjmë ne më pas hetimet tona se dëmi në thonjëza është bërë sepse dëshmitari e ka dhënë dëshminë dhe nuk jemi në pozita ta kundërpyesim se e kemi marrë shumë vonë këtë informacion”, tha Dixon.

Ai gjithashtu kërkoi që të merren masa ndaj prokurorisë për njoftimet e vona për dokumentet që do iu shfaqen dëshmitarëve.

“Duhet të merret një masë për prokurorinë për këto njoftimet kaq të vonshme sepse nuk mujnë ta bëjnë në momentin e fundit. Nuk mund t’i nxjerrin këto dokumente në momentin fundit. Kam pasur shumë vite në dispozicion që të na i tregonin këto dokumente dhe ne mendojmë që dokumenti nuk duhet pranuar dhe prokuroria nuk duhet ta nxjerrë dëshminë live nga dëshmitari lidhur me këto aspekte”, tha ai.

Ndërsa, kryegjyqtari tha se e rrezon kundërshtimin e mbrojtjes së Veselit me arsyetimin se tashme ka një vendim dhe do lejoj që të bëhen pyetjet.

Prokurorja përsëriti pyetjen e saj dhe dëshmitari tha se ky rast është diskutuar në brigadë dhe me Shtabin e Përgjithshëm dhe po ashtu është diskutuar me Kadri Veselin.

“(Diskutimi me Veselin) ka ndodhur pas disa dite, nuk e di saktësisht sa. Me ka kërkuar në objektin ku qëndronim në Fshatin e Ri. Nuk e di a me ka gjetur në herën e dytë apo herën e tretë dhe jemi larguar nga objekti dhe me ka pyetur lidhur me rastin se çka ka ndodhur”, tha Krasniqi, duke shtuar se Veselin e ka informuar në mënyre të përgjithësuar.

Por, dëshmitari tha se gjatë bisedës do të duhej të përmendeshin arsyet që quan në ndalimin e personave në fjalë.

“Lidhur me veprimet me ta nuk është se kam marrë ndonjë përgjigje (nga Veseli) apo ta kem pyetur diçka, por siç e kam thënë dosja e lëndës kishte dokumente shumë më shumë sepse vërtetë ka pas ankesa të shumta si nga qytetarët si nga ushtaret për personat në fjalë. Mirëpo, në ditën e ballafaqimit, atë dosje me kërkesën e z.Rexhep Selimi e kam marrë me vete në mënyrë që ta shfletojë dhe të ma kthej pas një javë dite, përkatësisht masi ta ketë lexuar dhe në këtë rast i thash edhe z.Veseli për çështjen e dosjes dhe ai në fund me tha se paske gabuar sepse nuk do t’ua kthej atë dosje më”, tha dëshmitari Krasniqi.

Krasniqi: Mbi objektin e qendrës së ndalimit në Kleçkë ka qenë një dhomë ku Sokol Dobruna intervistonte të ndaluarit

Dëshmitari Naser Krasniqi gjatë dëshmisë së tij në Hagë, duke folur për procedimet e kallëzimeve penale tregoi se personin Naser Hasani, i cili ishte i dyshuar për shumë vepra penale, e kishte intervistuar në një dhomë e cila ishte në mbi objektin ku mbaheshin të ndaluarit në Kleçkë.

Fillimisht, dëshmitarit iu prezantua një kallëzim tjetër penal që ia kishte dërguar prokurorit ushtarak për çështjen e Naser Hasanit. Ai pohoi një gjë të tillë duke shtuar se dokumenti mbante nënshkrimin e tij dhe të Haki Kryeziut, i cili sipas tij ishte prokuror ushtarak, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në të majtë është nënshkrimi i prokurorit Haki Kryeziu”, tha dëshmitari.

“Naser Hasani fillimisht dua ta ceku që ka qenë pjesëtar i UÇK-së, mandej me uniformë të UÇK-së, në emër të UÇK-së dhe në emër të Shtabit të Përgjithshëm, ka kryer disa plaçkitje në disa shtëpi, në një fshat atje të Shtimes dhe për më tepër gjatë tërheqjes ka plagosur 2-3 civilë”, tha dëshmitari.

Në një dokument tjetër, Krasniqi tha se mban nënshkrimin e të dyshuarit Naser Hasani, procesmbajtësit Osman Hoxha dhe në fund nënshkrimin e vetë Krasniqit si procesues.

Dëshmitari tha se me ndihmën e Osman Hoxhës e ka marrë në intervistë Naser Hasanin në Kleçkë dhe konkretisht në godinën e Qendrës së Ndalimit, e që sipër saj ka qenë një kat i shtëpisë.

“Aty ku ka qenë qendra e ndalimit, sipër saj ka qenë një kat i shtëpisë përkatësisht një dhomë e cila ka shërbyer për intervistimin e të ndaluarve nga zoti Dobruna dhe për shkak të mundësive të limituara të objekteve, e kemi përdorë në disa raste edhe ne me pëlqimin e zotit Dobruna”, tha Krasniqi duke shtuar se Dobruna nuk ka qenë i pranishëm gjatë marrjes së kësaj deklarate.

Një dokument i cili iu prezantua dëshmitarit, sipas tij, ishte nënshkruar nga dëshmitari që më 20 mars 1999 ishte marrë në pranim nga Sokol Dobruna.

Ky dokumentu tha se lidhet me perëndimet se Mujë Telaku kishte arrestuar një civil, Sylejman Ramadanin.

“Ndonëse kualifikimet kanë mundur të jenë të ashpra pasi nuk kemi qenë profesionalë në kontekst të kohës, zoti Telaku ka ndaluar një person dhe ne duke mos qenë njohës të ligjit në atë periudhë, e kemi quajtur arrestim arbitrar”, tha dëshmitari.

Ai tha se çdo gjë që është shkruar në atë kallëzim penal duhet të ketë ndodhur sepse sipas tij të gjitha dokumentet në të cilat ata janë thirrur ose mbështetur duhet të kenë qenë të bashkëngjitura në momentin e dorëzimit.

Sipas asaj që përmbajnë dokumentet, dëshmitari tha se Ramadani ishte ndaluar nën dyshimin si kolaboracionist (bashkëpunëtor me okupatorin), e që kjo ishte e pabazuar sipas tij.

Ai tha se Telaku për të cilin është ushtruar kallëzim penal, është intervistuar nga Sokol Dorbuna por i njëjti nuk është ndaluar.

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe të martën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, i cili mban kodin W04743 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Chalres Smith III, dëshmitari përfaqësohet nga një avokat kujdestar dhe i njëjti është jashtë sallës së gjyqit për të qenë në dispozicion në rast që Krasniqi ka nevojë për këshilla, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitarit Krasniqi iu prezantua një dokument të cilin vetë ai ia kishte dhënë Prokurorisë javën e kaluar.

“Ky dokument është përpiluar gjatë kohës së luftës përkatësisht në janar 1999 dhe për një kohë nuk e kam ditur kue  kam dhe rastësisht e kam gjetur së bashku me disa dokumente të mia personale”, tha dëshmitari, duke shtuar se dokumenti mban emrin dhe mbiemrin e tij pasi që e ka përpiluar vetë.

Sipas Prokurorisë, aty ishte një fletëdenoncim që dy policë nuk kanë mbushur detyrat që ka nxjerrë Drejtoria për Financat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që përcakton obligimin për qytetarët e Kosovës përkatësisht ata që jetonin jashtë vendit.

“Ashtu qysh shihet edhe nga paragrafi i parë i shkresës kishte të bënte me inkasimin e të hyrave për luftën e UÇK-së për mërgimtarët që nuk i kishin financuar në botën e jashtme, përkatësisht nuk i kishin shlyer obligimet atje dhe na ishte dhënë detyrë që t’i verifikonin dhe këto obligime t’i shlyenin në vend do të thotë në Kosovë. Po flas çdo herë për territorin e Brigadës 121 përkatësisht të Togut të Policisë Ushtarake të Brigadës 121”, tha dëshmitari.

Krasniqi shtoi se shuma e kontributeve ishte sipas shteteve dhe të gjitha ishin të specifikuara në vendim dhe varionte nga 1 mijë deri në 2 mijë marka ose franga zvicerane.

“Sipas detyrave që ishin të dhëna, në qoftë se mërgimtarët nuk i kishin kryer këto obligime dhe nuk i kanë dhënë në këtë rast në Kosovë, do të duhej t’i merrej pasaporta deri sa t’i shlyente obligimet”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se vendimin e kishin marrë nga Brigada dhe respektivisht nga komandanti i Brigadës 121. Tha se kishin informacione që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ishte pengesë për marrjen e të ardhurve nga mërgimtarët.

“Ashtu i kishim informatat atëherë”, tha dëshmitari Naser Krasniqi.

Gjatë fillimit të seancës, gjykatësi Smith III tha se më 23, ZPS informoi se në një paketë të caktuar të materialeve ka nxjerrë përkthimet e disa materialeve në anglisht, të cilat janë pranuar dhe morën numër prove. Gjithashtu, ai shtoi se u miratua një kërkesë e ZPS-së që një dokument i përkthyer të zëvendësohet me një tjetër të rishikuar.

Veç kësaj, gjykatësi njoftoi se ZPS më 24 janar 2025 dorëzoi kërkesë sipas Rregullës 154 si dhe një kërkesë për dëshmi përmes video-lidhjes W00543. Mbrojtësi i viktimave nuk kishte kundërshtime për këtë.

Gjithashtu, as mbrojtësi i Kadri Veselit, Rodney Dixon i cili tha se nuk ka kundërshtime as për kërkesën sipas Rregullës 154 dhe as përmes video-lidhjes. Sidoqoftë ai tha se nuk janë përmbushur kriteret megjithëse nuk e kundërshton kërkesën për hir të procesit dhe rëndësisë së dëshmitarit.

Ai kërkoi që nëse ka ndonjë dëshmitar tjetër të tillë të informohet mbrojtja. Me parafolësin u pajtuan edhe ekipet e tjera të mbrojtjes.

Nryshe, të gjithë të akuzuarit ishin prezent në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. 

------

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe Naser Krasniqi është dëshmitari i ri i Prokurorisë, dëshmia e të cilit ka nisur pasditen e së hënës. 

Një avokat është caktuar për të ndihmuar dëshmitarin, duke siguruar se ai mund të kërkojë udhëzime në lidhje me çdo çështje të mundshme të vetinkriminimit. 

Në përgjigje ndaj kërkesës së dëshmitarit, trupi gjykues, në përputhje me rregullën 151, e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së.

 I pyetur nga trupi gjykues, Krasniqi bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat