“Në Skënderaj, duket sikur është kthyer Radoiçiqi”, Halil Geci ‘shpërthen’ pas protestës kundër Kurtit: Bandat kriminale…

Aktuale

“Në Skënderaj, duket sikur është kthyer Radoiçiqi”, Halil Geci ‘shpërthen’ pas protestës kundër Kurtit: Bandat kriminale…

Nga: A.M. Më: 28 janar 2025 Në ora: 07:26
Halil Geci

Halil Geci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër pas protestës që u mbajt gjatë ditë së djeshme në Skenderaj, kundër kryeministrit Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se bandat kriminale në Skenderaj po dhunojnë demokracinë, pasi tha se Drenica nuk është vatër e krimit.

Sipas tij, ajo vetëm duhet të çlirohet nga krimi e tradhtia.

“Sot, në zemrën e Kosovës, në Skënderaj, duket sikur është kthyer Radojçiqi, por këtë herë me jaranët e tij nga Drenica. Të njëjtët që dje i bënin atentat edhe Ibrahim Rugovës, sot janë kthyer kundër Albin Kurtit dhe përpiqen të mbajnë peng të ardhmen e Kosovës”, shkroi Geci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Bandat kriminale në Skenderaj po shunojnë demokracinë dhe po ia zënë frymën lirisë në Drenicë

Drenica nuk është vatër krimi! Drenica është krenari! Skënderaj do të çlirohet nga krimi dhe tradhtia!

Sot, në zemrën e Kosovës, në Skënderaj, duket sikur është kthyer Radojçiqi, por këtë herë me jaranët e tij nga Drenica. Të njëjtët që dje i bënin atentat edhe Ibrahim Rugovës, sot janë kthyer kundër Albin Kurtit dhe përpiqen të mbajnë peng të ardhmen e Kosovës.

Miqtë e mi, nga çdo anë e Kosovës, më shkruajnë duke më thënë: “O baci Lilë, çka po ndodh në Drenicë? Kurrgjë nuk qenka kan Veriu në krahasim me këto banda në Skënderaj! Janë më të këqija se Radojçiqi! Tmerr!” Po të njëjtën formë që këta pisanjosë e përdorën për ta penguar Rugovën, po e përdorin sot për ta ndalur përparimin e vendit.

Ju, lexues të mi, e dini mirë historinë tonë. Familja Jashari, ne “Shtatë vëllezërit” kemi përjetuar më shumë dhimbje vrasje dhe tradhti po nga këta uzurpatorë të sotëm sesa nga çdo sfidë tjetër gjatë tri dekadave të fundit. Këta janë të njëjtët njerëz që e mbajnë peng Drenicën dhe Kosovën, e kthejnë Skënderajn në vatër të krimit dhe manipulimit. Por ju siguroj, juve Kosova ime, se Drenica nuk është e hajnave, e sakaçegjive, e lahperëve dhe tradhtarëve porë është e krerve të nacionalizmit dhe atdhetarisë.

Drenica është dhe do të mbetet simbol i qëndresës, i krenarisë dhe i sakrificës për liri. Skënderaj do të lirohet shumë shpejt nga këto grupe kriminale dhe tradhtare, të cilat kanë zënë frymën e demokracisë dhe kanë minuar aspiratat për një Kosovë të drejtë, të ndershme dhe qytetëruese.

E ardhmja e Skënderajt nuk është në duart e hajnave që uzurpojnë vlerat e Drenicës për përfitime personale. E ardhmja e Skënderajt dhe e Drenicës është në duart e qytetarëve të ndershëm që duan zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.

Kosova ka vuajtur mjaft nga të tillë njerëz që e shesin dinjitetin dhe gjakun e dëshmorëve për interesa të ulëta personale. Koha e tyre po përfundon. Populli do t’i ndëshkojë me fuqinë e drejtësisë dhe të votës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat