​KQZ sot mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Aktuale

​KQZ sot mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Më: 28 janar 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot do të mbaj mbledhje. Në rend dite sipas njoftimit janë pesë pika të rendit të ditës.

Gjatë kësaj mbledhje pritet shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit dhe slloganit për fushatën e informimit publik për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Poashtu Këshilli për Operacione Zgjedhore do ti shqyrtoj disa pika:

Shqyrtimi dhe miratimi i zevendesimit të anëtarit të KKZ në komunën e Deçanit.

Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimit të lokacionittë QV 1127 në komunën Mitrovicë e Jugut.

Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimit të lokacionit të QV 1207 në komunën Leposaviq.

Shqyrtimi dhe emerimi i KVV sipas komunave përkatëse.

Shqyrtimi dhe emerimi i KVV sipas në përfaqësit diplomatike.

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mbylljen e të QV jashtë Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat