Haradinaj lavdëron listën e koalicionit: Të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese

Aktuale

Haradinaj lavdëron listën e koalicionit: Të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese

Më: 28 janar 2025 Në ora: 11:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni Kosova Fituese, ka thënë se lista që përfaqëson ai është kombinim i përvojës me vrullin rinor.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm.

” Me emra të njohur të dijes e të politikës, me njerëz që nuk janë zmbrapsur para asnjë sfide në 30 vjetët e fundit. Me pothuajse gjysmën e listës, emra që garojnë për të parën herë”.

“Të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese, e që është: Kosova në NATO, me ekonomi të zhvilluar, drejtësi dhe mirëqenie të përgjithshme. 137 për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat