Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit Albin Kurti.
Haxhiu tregoi se si Lushtaku me veturë zyrtare ia ka “pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin.
Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar.