Pas protestave masive në Serbi, ka dhënë dorëheqje kryeminsitri serbi Millosh Vuqeviq.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se avancimi i protestave në Serbi, ka bërë që qeveria e Serbisë të distancohet nga presidenti Aleksander Vuçiq i cili po vazhdon të luaj në dy porta.
“Një Serbi e destabilizuar do të thotë një rrezik serioz për gadishulllin, posaçërisht një rrezik serioz për republikën e Kosovës si dhe Bosnje Hercegovinës”, shrkuan a.
Postimi i plotë:
Dorëheqja e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq si dhe të disa anëtarëve të kabinetit të tij, poashtu edhe dorëheqja e kryetarit të NOVI SADIT, tregues shumë të rëndësishëm për palnet e Klanit të NOVI SADIT në lidhje me rreshtimet e politikës së Sërbisë në zhvillimet e reja gjeopolitike.
Avancimi i protestave në Serbi, ka bërë që qeveria e Serbisë të distancohet nga presidenti Aleksander Vuçiq i cili po vazhdon të luaj në dy porta. Këto zhvillime sigurisht se kanë njē ndikim në aspektin e sigurisë në vend dhe rajon.
Një Serbi e destabilizuar do të thotë një rrezik serioz për gadishulllin, posaçërisht një rrezik serioz për republikën e Kosovës si dhe Bosnje Hercegovinës.
Duke pasur parasysh situatën e sigurisë e krijuar së fundi në Serbi, Kosova duhet të angazhohet seriozisht me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar se siguria e Kosovës nuk do të prekët nga zhvillimet në Serbi.