Heroi i gjallë i Kosovës, William Walker vizitoi sot shtëpinë muze në Poklek të Drenasit

Aktuale

Heroi i gjallë i Kosovës, William Walker vizitoi sot shtëpinë muze në Poklek të Drenasit

Më: 28 janar 2025 Në ora: 18:42
Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë të dëshmorëve, martirëve, dhe qytetarë të shumtë, mirëpritën në vizitë në Shtëpinë Muze “Masakra e Poklekut” heroin e gjallë të Kosovës, William Walker.

Gjatë kësaj vizite historike, Walker u njoh nga afër me masakrën kundër njerëzimit në Poklek dhe dëshmitë që dokumentojnë tragjedinë.

Kryetari Lladrovci e vlerësoi si një hero me kontribut të jashtëzakonshëm për zbardhjen e krimeve serbe dhe për lirinë e Kosovës.

Image
Pamje nga vizita

Ambasadori Walker, i njohur për rolin e tij kyç në ndërkombëtarizimin e krimeve të luftës në Kosovë, shprehu respektin e tij të thellë për viktimat dhe familjet e tyre. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vazhdimin e përpjekjeve për drejtësi.

Kujtojmë se masakra e Poklekut është një nga ngjarjet më tragjike të luftës së Kosovës, ku forcat serbe vranë 53 shqiptarë civilë, përfshirë 24 fëmijë të pafajshëm. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, viktimat u mblodhën me forcë në një shtëpi, ku u qëlluan barbarisht dhe më pas u dogjën. Më i riu ndër ta ishte vetëm 8 muajsh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat