Quni: Kurti me gjuhë militariste, kinse është lideri i duhur për mbrojtjen e interesave kombëtare

Aktuale

Quni: Kurti me gjuhë militariste, kinse është lideri i duhur për mbrojtjen e interesave kombëtare

Më: 28 janar 2025 Në ora: 18:56
Anton Quni

Ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni, i ka komentuar deklarimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Quni tha se Kurti po përdorë vazhdimisht gjuhë militariste.

Sipas tij shefi i ekzekutivit po flet kinse është një lider i cili është i duhuri për mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Në situata lufte edhe përdoret. Në situata lufte edhe i ekzagjeron, ushtarët i mbivlerëson, armikun e paraqet si të dobët, kurse tani duhet të jemi më rrafsh për toke”, deklaroi Quni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat