Kurti premton investime në infrastrukturë, në autostrada e rrugë regjionale

Aktuale

Kurti premton investime në infrastrukturë, në autostrada e rrugë regjionale

Më: 28 janar 2025 Në ora: 20:35
Pamje nga tubimi

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral me qytetarët e Suharekës. Para tyre, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, foli për të arriturat gjatë qeverisjes së tij në të gjithë fushat, në këtë komunë.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, po ashtu, premtoi se do të ketë investime edhe në Suharekë, por edhe në gjithë Kosovën, duke shtuar se do të ketë rritje të buxhetit për shumë kategori shoqërore, edhe  për ushtrinë, deri 1 miliard euro.

Albin Kurti, kandidat për kryeministër, foli edhe për buxhetin në ushtri dhe energji.

Ndërsa, Arbërie Nagavci, para qytetarëve tha se nuk ka kategori shoqërore, familje që s'e ka ndjerë dorën e qeverisë, ndërsa është investuar edhe në sferën e arsimit.

“Kemi shtuar zhvillimin ekonomik edhe sovranitetin, ne kemi zhvilluar edhe dialog të suksesshëm në Bruksel. Me qeverinë tonë do të kemi Kosovë stabile”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar se do të investojë edhe ne infrastrukturë, në ndërtimin e autostradës, por edhe në rrugët regjionale, si dhe investime të tjera që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Suharekës, por edhe në të gjithë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat