NATO i jep mbështetje emisarit të ri për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

NATO i jep mbështetje emisarit të ri për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 28 janar 2025 Në ora: 21:59
Peter Sorensen.

Aleanca Veriatlantike ka shprehur mbështetjen për emisarin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Përmes një reagimi në llogarinë e saj zyrtare në “X”, zëdhënësja e NATO-s Allison Hart, tha se vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE, është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.

“NATO mezi pret të punojë ngushtë me përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë, Peter Sorensen. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Sorensen do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi që nga 1 shkurti, pasi do ta zëvendësoj emisarin Mirosllav Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat