Ministri Murati jep lajmin e mirë për shtesat e fëmijëve

Aktuale

Ministri Murati jep lajmin e mirë për shtesat e fëmijëve

Më: 28 janar 2025 Në ora: 22:03
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se qeveria do të vazhdojë të rrisë shtesat për fëmijët, duke e cilësuar këtë masë si një prioritet të rëndësishëm.

Murati kritikoi qeveritë e mëparshme, duke thënë se për 20 vite nuk kanë marrë asnjë masë për të mbështetur gratë, të rinjtë apo fëmijët, ndërsa shtoi se qeveria aktuale ka dëshmuar se këto politika janë të realizueshme.

“Për 20 vite, asnjë qeveri tjetër nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbështetur gratë apo fëmijët. Kur kemi propozuar shtesat për fëmijë, kanë thënë se kjo do ta kollapsonte buxhetin. Tash, shtesat janë 150 milionë euro dhe do të vazhdojnë të rriten”, tha Murati.

Sipas tij, këto shtesa janë dëshmi e përkushtimit të qeverisë për të mbështetur kategoritë shoqërore dhe për të realizuar premtimet e bëra.

“Edhe kur kemi negociuar me LDK-në në vitin 2019, kundërshtimi i tyre për shtesat e fëmijëve ka qenë i madh, duke kërkuar që ato të jenë vetëm për rastet sociale. Por, ne kemi insistuar që kjo të bëhet për të gjithë fëmijët, dhe ja ku jemi sot”, theksoi Murati në Context.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat