Kërkohet që të shmanget kalimi në Jarinjë shkaku i protestave në Serbi

Aktuale

Kërkohet që të shmanget kalimi në Jarinjë shkaku i protestave në Serbi

Më: 28 janar 2025 Në ora: 22:49
Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka kërkuar që të shmanget kalimi në pikën kufitare në Jarinjë për shkak të protestave që po mbahen në Serbi.

Në njoftim thuhet se protestuesit nuk po lejojnë qarkullim e automjeteve.

Njoftimi:

“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat