Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga në Kralevë në Serbi është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve.
Në njoftimin e policisë thuhet se me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë për në pikëkalimin kufitar në Jarinje, inkurajohen udhëtarët të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare, deri në një njoftim tjetër.
“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë/SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve”.
“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër”.
“Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e policisë.