Deliu-Kodra: Incidenti në Skenderaj i izoluar, s’ka pasur të bëjë me partitë politike

Aktuale

Deliu-Kodra: Incidenti në Skenderaj i izoluar, s’ka pasur të bëjë me partitë politike

Më: 28 janar 2025 Në ora: 23:45
Blerta Deliu

Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se incidenti në Skenderaj ka qenë një incident i izoluar që nuk ka pasur të bëjë me paritë politike.

Deliu-Kodra ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka pasur një fushatë të matur dhe nuk ka dashur asnjëherë që të ketë konfrontime.

“Ka qenë një incident i izoluar, nuk ka pasur të bëjë më partitë politike ka qenë një incident në qytetin e Skenderajt për të cilin ju e dini që PDK-ja gjatë ditës së djeshme për shkak të aksidentit në fshatin Cubrel ne i kemi pezulluar të gjitha aktivitetet tona politike dhe partiake në komunën e Skenderajtm, nuk kemi pasur ndonjë organizim sepse kemi dashur që të solidarizohemi me këtë rast të rëndë. Ne e kemi pasur një fushatë tejet të matur dhe nuk ka dashur asnjëherë që të ketë konfrontime apo polemizime të cilat nuk kanë qenë të rralla gjatë kësaj kohe, sidomos nga kryeministri i cili për një kohë të gjatë të këtyre ditëve të fushatës nuk ka reshtur së akuzuari e së bullizuari nëse mund të them deri në cilësime të gjuhës, racizëm lokal”, është shprehur ajo.

Ndërkaq akuzën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se Sami Lushtaku ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ajo ka refuzuar ta komentoj.

“Këtu nuk kam ardhur që të merrem me deklaratat as të ministres Haxhiu, as të kryeministrit Kurti e që sa kohë jemi në fushatën zgjedhore ne nuk jemi marrë me kryeministrin, ai ka halle të tjera që ndonjëherë duken edhe shumë shqetësuese. As nuk dua të përfshihem në diskutimet dhe këto insistimet që duken qe janë të qëllimshme që ta kthejmë diskutimin atje që ska fare të bëjë asgjë në atë drejtim”, ka thënë Deliu-Kodra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat