“Kam përshtypjen që…”, gazetari i medias gjermane ‘habitet’ me tubimet, jep ‘propozim’ për partitë politike

Aktuale

“Kam përshtypjen që…”, gazetari i medias gjermane ‘habitet’ me tubimet, jep ‘propozim’ për partitë politike

Nga: N.E Më: 29 janar 2025 Në ora: 09:10
Albin Kurti, Lumir Abdixhiku, Bedri Hamza e Ramush Haradinaj

Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani, ka komentuar tubimet e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Cani përmes një shkrimi në Facebook, thotë se kur i shikon tubimet dhe fotografitë në rrjetet sociale ka përshtypjen që secila prej tyre do të fitojë të paktë 60 për qind.

Por, nëse shikohet me vëmendje vërehen vrimat e zona të paplotësuara.

“Çfarë tubimesh ...

Kur po i shikoj këto tubimet dhe fotografitë e partive në rrjetet sociale nga tubimet në Kosovë (LVV, PDK, LDK por edhe AAK/Nisma) kam përshtypjen që secila prej tyre do të fitojë të paktën nja 60% të votave. Nejse kur i shikon pak më shumë me vëmendje gjen edhe disa vrima e zona të paplotësuara, por vërtet tubime të vizituara mire”, ka shkruar Cani,

Tutje, ai ka kërkuar që më shumë të jetë fokusi në programet dhe planet për katër vitet e ardhshme.

Shkrimi i plotë:

Çfarë tubimesh ...

Kur po i shikoj këto tubimet dhe fotografitë e partive në rrjetet sociale nga tubimet në Kosovë (LVV, PDK, LDK por edhe AAK/Nisma) kam përshtypjen që secila prej tyre do të fitojë të paktën nja 60% të votave. Nejse kur i shikon pak më shumë me vëmendje gjen edhe disa vrima e zona të paplotësuara, por vërtet tubime të vizituara mirë. Për terminologjinë e politikanëve nuk po flas, sepse nuk dua të kem probleme edhe unë me KPM, por personalisht do të dëshiroja të dëgjoj e lexoj më shumë për programet dhe planet e tyre për katër vitet e ardhshme, ndërsa këto ofendimet mes vete dhe ndaj partive të tjera po më duken shumë pa lidhje!

Mirëmëngjesi dhe ditë të mbarë miq. Nëse doni mund të komentoni edhe ju këto tubime, qysh po ju duken dhe sa jeni të kënaqur me fushatën?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat