Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë për mosrealizimin e 160 çerdheve publike të cilat i kishte premtuar.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se pasi premtimi s’u realizua, tash LVV-ja po tenton të mashtrojë prindërit me bono.
Sipas tij, mashtrimi merr fund më 9 shkurt.
“Fushatë e re, mashtrime të reja. Para katër viteve i mashtruan qytetarët se do të ndërtojnë 160 çerdhe publike.
Pasi mashtrimi doli sheshit, nisën të akuzojnë komunat se nuk kanë ofruar hapësira për ndërtimin e çerdheve.
Tani, kur më 9 shkurt duhet të përballen me qytetarët për këtë mashtrim dhe shumë mashtrime të tjera, dalin me premtimin – mashtrimin e ri: “Bono për prindërit që i dërgojnë fëmijët në çerdhe jopublike”. Pra, pasi premtimi per 160 çerdhe nuk u realizua tash po tentojnë të mashtrojnë me bono për prindërit. Mashtrimi merr fund më 9 shkurt. Më 10 shkurt, pas një bllokade 4-vjeçare, Kosova e rinis sërish rrugëtimin e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hoti.