Eulex-it i shtohen zyrtarë të rinj, përfshirë francezë dhe italianë

Aktuale

Eulex-it i shtohen zyrtarë të rinj, përfshirë francezë dhe italianë

Më: 29 janar 2025 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, u ka uruar mirëseardhje të martën Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS).

Në njoftimin e Eulex-it thuhet se këta policë, që vijnë nga forcat e Eurogendfor-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë , Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë  dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë.

Ata, do të punojnë krah për krah me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë.

Kjo për ta përmbushur mandatin e misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat