Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se sot është larguar nga puna A.V.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e A.V., pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës.
Ndër tjera, shtohet se i njëjti ka munguar në punë që nga data 19.12.2024 ku në total i bie 42 ditë kalendarike.
“Andaj Komisioni disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:631 të dt. 29.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.V.”, thuhet në njoftim.