“Për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën” – Barbano mirëpret zyrtarët e rinj të EULEX-it

Aktuale

“Për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën” – Barbano mirëpret zyrtarët e rinj të EULEX-it

Më: 29 janar 2025 Në ora: 13:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano iu ka uruar mirëseardhje të martën Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS).

Në njoftimin e EULEX-it thuhet se këta policë, që vijnë nga forcat e Eurogendfor-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë  dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë,

Sipas njoftimit në “Facebook” thuhet se zyrtarët e rinjt të EULEX-it do të punojnë krah për krah me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë.

“Kjo për ta përmbushur mandatin e misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme”, thuhet në njoftim.

“EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti”, vijon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat