Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur takim me drejtuesit dhe përfaqësuesit e institucioneve, për diskutim rreth përgatitjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, morën pjesë Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Artan Abazi dhe Koordinatorja nga ky institucion, Fatime Dërmaku dhe kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku.
“Në këtë takim, kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi tha se bashkëpunimi ndër institucional është thelbësor në krijimin e kushteve që procesi zgjedhor të zhvillohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar KQZ në komunikatën për media.