Inaugurohet rezervuari akumulues në Kanalin e Ibër Lepencit

Aktuale

Inaugurohet rezervuari akumulues në Kanalin e Ibër Lepencit

Më: 29 janar 2025 Në ora: 13:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot është bërë inaugurimi i rezervuarit akumulues në kanalin e Ibër-Lepencit. E pranishme ishte ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se ky është një momenti jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës kritike. Ajo tha se projekti për rehabilitimin e këtij kanali arrin koston e 15 milionë eurove.

“Ne të gjithë ishim dëshmitar për sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit më 29 nëntor, ku na u përkujtua edhe një herë se sa e rëndësishme është infrastruktura e Ibër Lepencit, se sa i rëndësishëm është liqeni i Ujmanit, se sa i rëndësishëm është të kemi furnizim të sigurt me ujë për termocentralin tonë KEK, veçanërisht për termocentralin Kosova B, por edhe për furnizimin me ujë e 40 % të popullatës, duke përfshirë banorët e Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Skenderajt, etj.”, tha Rizvanolli.

Rizvanolli tha se tanimë mund të qëndrojmë më të qetë me rezervuarin e tanishëm, teksa bëri të ditur se për rehabilitimin e këtij kanali arrin koston rreth 15 milionë euro.

Ajo tutje njoftoi se rezervuari i tanishëm ka një kapacitet prej 30 mijë metra kub ujë, duke ofruar për 24 orë rezerva me ujë për termocentralet e KEK-ut, si dhe për furnizimin me ujë për KRU Prishtina, në raste emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat