Para zgjedhjeve, ambasadori britanik takohet me kryepartiakë – sot e kishte radhën Kurti

Aktuale

Para zgjedhjeve, ambasadori britanik takohet me kryepartiakë – sot e kishte radhën Kurti

Më: 29 janar 2025 Në ora: 14:21
Foto nga takimi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka nisur vazhdën e takimeve me kryetarët e partive politike, para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sot, Hargreaves u takua me kryetarin e LVV-së, njëherësh edhe kryeministër Albin Kurti.

Ai u prit në takim nga Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hajrullah Çeku.

Pas takimit, Hargreaves u shpreh se bashkë me Kurtin dhe Bislimin folën rreth fushatës elektorale dhe rëndësinë e forcimit të institucioneve të pavarura në Kosovë.

Javën e kaluar, Hargreaves takoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinajn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat