Italia dhe Kosova njohin patentë shoferët e njëra- tjetrës

Aktuale

Italia dhe Kosova njohin patentë shoferët e njëra- tjetrës

Më: 29 janar 2025 Në ora: 14:40
Letërnjoftime dhe patentë shoferë të Kosovës

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentë shoferët në të dy shtetet.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës duke njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes dy shteteve.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë”, ka thënë MPB-ja në njoftim.

Së fundmi, në dhjetor të vitit 2024, Ministri i Punëve të Brendshme kishte bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me Kroacinë për njohjen e ndërsjellë të patentë- shoferëve.

Ndërkaq në vitin 2022, Ministria kishte bërë të ditur se pas njohjes së patentë-shoferëve nga Gjermania, janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me Kanadanë, Turqinë e Austrinë./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat