Aliu: Rruga, Prizren-Tetovë do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve

Aktuale

Aliu: Rruga, Prizren-Tetovë do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve

Më: 29 janar 2025 Në ora: 15:21
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe homologët e tij nga Maqedonia e Veriut, ministrin e Transportit si dhe zëvendësministren kanë vizituar punimet e rrugës Prizren-Tetovë.

Aliu ka bërë të ditur se vlera e projektit është 33 milionë euro me gjatësi 20.349km.

Tutje, ai tha se ky projekt do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.

“Ky projekt i rëndësishëm, me vlerë mbi 33 milionë euro dhe gjatësi prej 20.349 km, do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve tona dhe do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave. Pas përfundimit të rrugës, koha e udhëtimit do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një orë, duke ofruar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt përmes peizazhit mahnitës të maleve të Sharrit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat