PKV për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mjet për një barazi më të madhe gjinore

Aktuale

PKV për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mjet për një barazi më të madhe gjinore

Më: 29 janar 2025 Në ora: 18:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë ka mbajtur punëtorinë dy ditore me temë “Ndërtimi mbi Progresin: Ngritja e mëtejme e lidershipit të Kosovës në Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, njofton Presidenca.

Në njoftim thuhet se kjo punëtori në qendër të diskutimeve kishte ritheksimin e rëndësisë së Planeve Kombëtare të Veprimit (PKV) për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si mjet për një barazi më të madhe gjinore, rritjen e paqes dhe sigurisë gjithëpërfshirëse.

Tutje thuhet se qëllimi kryesor i punëtorisë ishte që nëpërmjet ekspertit ndërkombëtar për PKV-të, Mirsad Jacevic, të prezantohen perspektivat ndërkombëtare të shteteve, të cilat kanë miratuar dhe zbatuar PKV-të, me theks të veçantë në sukseset dhe sfidat e tyre në raport me to. Punëtoria trajtoi të gjitha këto aspekte të PKV-ve me përfaqësues të institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, si akterët kyç të fushës.

Kjo ngjarje u organizua nga Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, e themeluar në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat