Flet Zarife Morina, nëna që ia vranë tre djemtë dhe burrin në masakrën e Rogovës së Hasit

Aktuale

Flet Zarife Morina, nëna që ia vranë tre djemtë dhe burrin në masakrën e Rogovës së Hasit

Më: 29 janar 2025 Në ora: 18:43
Zarife Morina/Foto: Screenshot/YouTube

Janë renditur pranë varreve të familjarëve të tyre.

Me lule në duar po presin shokët e të rënëve.

Kështu në 26 vjetorin e rënies së 21 ushtarëve të UÇK-së në masakrën e Rogovës së Hasit, të mërkurën u mblodhën dhjetëra njerëz.

Por më të vështirë po e ka Zarife Morina e cila ka humbur tre djemtë dhe burrin.

“Burrin e tre djemtë masakër e gjallë, me kanë preh e me kanë grih..edhe qaty kam ec nëpër gjak si nënë e dëshmorëve jam bërë, kam prek gjak e mish e tru) 0:30 -0:58 (Katër meshkuj të mijë mu kanë preh e mu kanë grih se nuk ju kanë dhimbët serbit… e ma vështirë nuk ka për katundin e Rogovës se çka kemi përjetuar sot e 26 vjet me dhimbet të krejtve. Edhe me lavdin e Kosovës që jetojnë sot, se gurthemel u kon masakra e Rogovës u kon”, ka deklaruar ajo.

Në këtë vend kanë rënë dëshmorë edhe nga fshatra të Gjakovës.

“Falë gjakut që e kanë dhënë këta djem për atdhe ne sot e gëzojmë lirinë, sikur mos të ishin këta dhe UÇK bashkë me NATO na nuk e kishim lirinë që sot e gëzojmë, andaj jemi mirënjohës dhe ju përulemi para veprave të tyre tërë jetën”, ka thënë ish-pjesëtari i UÇK-së, Asallan Hasanaj.

Në përkujtim të 21 të vrarëve, nuk munguan as figurat politike.

Ndërsa një bashkudhëtar i tyre tregoi se kjo ishte një ndër goditjet më të mëdha që kanë marrë gjatë luftës.

“Kjo ka qenë një ndër goditjet më të mëdha që na kishte ndodhur por fati deshti që ne nuk u ligështum por u forcuam edhe më shumë falë gjakut të derdhur të këtyre djemve dhe obligimit që na e ngarkun më shumë”, ka deklaruar komandanti i Brigadës, Zeqir Haxhija.

Në këtë fshat, ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat