Abdixhiku: Prizreni i dha LDK-së ndenjën e fitores!

Aktuale

Abdixhiku: Prizreni i dha LDK-së ndenjën e fitores!

Më: 29 janar 2025 Në ora: 19:05
Foto: Screenshot

Kandidati për kryeministër Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga tubimi madhështor në Prizren, theksoi unitetin e së djathtës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Historia duhet të flas edhe më 9 shkurt. Kur të na shikojnë pas, për të parë se si në momentet më të rëndësishme të vendit, në udhëkryqin më të madh historik të shtetbërjes, e djathta u bë bashkë, për të dhënë të pamundurën, për të bërë të pamundur, për të bërë vet ndryshimin!” – tha Abdixhiku.

Ai e quajti Prizrenin simbol të fitores për LDK-në, duke theksuar se synimi është vetëm një: “Fitore pra, dhe asgjë më pak!”

“E djathta u bë bashkë në Prizren! Dhe nga Prizreni i dha LDK-së ndenjën e fitores! Fitore pra, dhe asgjë më pak!” – tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat