Berisha: 7 mijë herë më mirë me LDK e PDK, se me Albin Kurtin

Aktuale

Berisha: 7 mijë herë më mirë me LDK e PDK, se me Albin Kurtin

Më: 29 janar 2025 Në ora: 19:24
Bekë Berisha

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka folur në lidhje me koalicionet, duke thënë se nuk ka preferenca.

Mirëpo, siç u shpreh se është një luftë dhe janë radhitur për ta mundur të keqen dhe siç tha Berisha, ata që nuk kanë bërë asgjë.

“Nuk kam preferenca. Edhe këta në opozitë, tani nuk po dua të flas për ta, sepse tani është një luftë, jemi radhitur për ta mundur këtë të keqen, të majtën, këta që nuk kanë bërë asgjë, këta fjalamanët. Mirëpo, është e nevojshme, do të duhej të bëhej, jo me qejfin tim më të madh”.

“Por, është e nevojshme për këtë situatë me e kapërcy, me e rrëzu këtë qeveri, në mënyrë që me fillu me u zhvillu Kosova, më i ndreq raportet me Shtetet e Bashkuara, se tani ka ardhur Donald Trump në pushtet, nuk ka kohë ai me na prit, as nuk ia pyet Albinit këto egot e tij”, u shpreh ai.

Berisha tha se është një situatë ku duhet parapërgatitje për një qeveri që i rregullon raportet me ShBA-në.

Ai tha se edhe pse s’mund të bësh diçka të madhe me LDK-në dhe PDK-në, sipas tij, mund të ecet përpara më mirë se me kryeministrin Albin Kurti.

“Jemi në një situatë që ne duhet të parapërgatisim një qeverisje që i ndreq raportet, sepse ne jemi një vend i vogël, duhet me e kuptu këtë edhe këtë qeverisje duhet ta heqim. Le të shkojnë, le të edukohen, le t’i ndërrojnë ato format e funksionimit dhe komunikim me njerëz, pastaj le të konkurrojnë në zgjedhje”.

“Mirëpo, tani për tani duhet me i eliminu këta, me i heq dhe me bë një qeverisje, që nuk mendoj që me LDK e me PDK mundesh me bë ku me ditë çka, mirëpo 7 mijë herë më mirë se me Albin Kurtin mund të ecim përpara”, u shpreh tutje Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat