A po sfidohet Albin Kurti nga "Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale"?

Aktuale

A po sfidohet Albin Kurti nga "Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale"?

Më: 29 janar 2025 Në ora: 19:58
Albin Kurti

Në një postim të fundit në Facebook, avokati i njohur Gazmend Halilaj ka ngritur një akuzë të fortë mbi sulmet ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Halilaj, i njohur për angazhimin e tij në zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës, aludon për një skenar të koordinuar kundër kreut të qeverisë, duke e cilësuar atë si një përpjekje të "Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale".

Sipas tij, sulmet ndaj Kurtit janë intensifikuar pas ndërhyrjes së fundit të tij në Skenderaj, ku qeveria ka marrë masa kundër strukturave paralele. Halilaj sugjeron se pas këtij aksioni ka ardhur menjëherë një reagim i organizuar kundër Kryeministrit, duke lënë të kuptohet se forca të errëta janë ende aktive në prapaskenë.

Në postimin e tij, Halilaj shkruan:

"A e patë Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale?
E sulmuan Kryeministrin sepse javën që shkoi i dëboj Strukturat paralele, nga Skenderaj.."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat