Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së dhe partnerëve të koalicionit, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Pejës, Ferid Gjikollit.
Në një reagim të tij, Haradinaj thotë se Gjikolli do të mbahet mend si kryetari i fundit shqiptar i Pejës, jurist dhe avokat i respektuar, që qëndroi me stoicizëm para të gjitha sfidave.
”Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ferid Gjikollit, i cili me përkushtim e dinjitet i shërbeu vendit në kohët më sfiduese.
Ferid Gjikolli do të mbahet mend si kryetari i fundit shqiptar i Pejës, jurist dhe avokat i respektuar, që qëndroi me stoicizëm para të gjitha sfidave.
Përkrahja e tij për UÇK-në në Zonën e Dukagjinit dhe kontributi në rindërtimin e Pejës pas çlirimit, dëshmojnë për karakterin e tij të pathyeshëm dhe përkushtimin ndaj lirisë. Familjes Gjikolli, miqve dhe gjithë qytetarëve të Pejës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pushoftë në paqe!”.