Haxhiu falenderon Presidenten Osmani, ndan një foto me gruan e liruar nga burgu

Aktuale

Haxhiu falenderon Presidenten Osmani, ndan një foto me gruan e liruar nga burgu

Nga: H.O. Më: 30 janar 2025 Në ora: 00:37
Albulena Haxhiu, Arza Cakolli

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook tregon se kanë pranuar dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për faljen e dënimit të Arza Cakollit.

Haxhiu shkruan se Arza është liruar bashkë me fëmijën e saj.

Postimi i plotë:

Sapo kemi pranuar Dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, për faljen e pjesës së mbetur të dënimit të Arza Cakollit, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.

Arza Cakolli sapo është liruar dhe së bashku me fëmijën e saj i janë bashkuar familjes.

Siç është njoftuar edhe nga Presidenca, falja është bërë për arsye humanitare, dhe për këtë, falënderojmë Presidencën për bashkëpunimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat