Aktivitetet e sotme elektorale të partive politike

Aktuale

Aktivitetet e sotme elektorale të partive politike

Më: 30 janar 2025 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, partitë politike i pret një ditë e ngarkuar sa i përket vizitave dhe takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore.

Kështu, koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, nga ora 17:00 mbajnë tubim elektoral në Ferizaj, ndërsa nga ora 19:00 mbajnë tubim zgjedhor në Kaçanik.

Sakaq, sipas njoftimit për media, koalicioni do të zhvillojë edhe dhjetëra takime në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.

Nga ana tjetër, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku mban takim elektoral në Prishtinë nga ora 18:00, sakaq nga ora 20:00 do të takohet me banorët e fshatit Kërpimeh të Podujevës. Pas nj ore ai do të zhvillojë takim edhe me banorët e Sibovcit të komunës së Podujevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat