Si do të jetë gjendja e sigurisë në Kosovë pas 9 shkurtit, tregon eksperti i sigurisë

Aktuale

Si do të jetë gjendja e sigurisë në Kosovë pas 9 shkurtit, tregon eksperti i sigurisë

Nga: A.SH Më: 30 janar 2025 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka dalë në një përfundim se zgjedhje vijnë e shkojnë kurse shtetit mbetet.

Sipas tij, në rast eskalimi, “institucionet e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës, duhet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe protokollet që i kanë të përcaktuara për situata të tilla”.

Shkrimi i plotë:

Se si do të jetë gjendja e sigurisë në Kosovë pas 9 shkurtit, mbetet të shihet.

Në rastin " kur ka" potencial për një konflikt shoqëror pas kalimit të një periudhe politike, siç është periudha mes një qeverie në largim dhe një qeverie të re, institucionet e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës, duhet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe protokollet që i kanë të përcaktuara për situata të tilla.

Kjo ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke parandaluar eskalimin e mundshëm të tensioneve dhe konflikteve.

Përgjegjësia e vendimarrjes duhet të jetë te institucionet që kanë mandatin për të mbrojtur ligjin dhe rendin, në këtë rast, Policia e Kosovës, por edhe organet e tjera të sigurisë, si dhe institucionet e drejtësisë.

Policia duhet të veprojë në kuadër të politikave të sigurisë, të cilat përcaktohen nga qeveria në detyrë, ndërkohë që çdo veprim duhet të jetë i bazuar në ligj dhe në respektimin e të drejtave të njeriut duke komunikuar me qeverin tjeter në ardhje.

Në një situatë të tillë, Policia dhe forcat e sigurisë duhet t’i referohen autoriteteve të larta që mbikëqyrin rendin dhe sigurinë, si dhe duhet të veprojnë në përputhje me udhëzimet që japin institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në nivel shtetëror.

Pjesë e rëndësishme e këtij procesi është bashkëpunimi me autoritetet lokale dhe institucione të tjera relevante për parandalimin e dhunës së mundëshme dhe ruajtjen e stabilitetit shoqëror.

Por një gjë është e sigurt deri me tani se polarizimi është i lartë dhe javën e fundit do të jetë edhe më intensiv.

Mos harrojmë !

Shteti duhet mbrojtur sepse zgjedhjet vijnë e shkojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat