Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok

Aktuale

Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok

Më: 30 janar 2025 Në ora: 09:26
KFOR

Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë,  kanë kryer patrullime rutinore në Zubin Potok, për të siguruar stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në zonë.

Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, këto patrullime janë përpjekje e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat