Aksidenti tragjik në Uashington DC, reagon PDK: Qëndrojmë në solidaritet me popullin amerikan

Aktuale

Aksidenti tragjik në Uashington DC, reagon PDK: Qëndrojmë në solidaritet me popullin amerikan

Më: 30 janar 2025 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aksidentit tragjik mes një avioni dhe helikopteri ushtarak në Uashington DC, ku si pasojë humbën jetën 19 persona.

PDK thotë se qëndron në solidaritet me popullin amerikan në këtë kohë zie, ndërsa shpreh ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave dhe stafit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë e presidentit Donald Trump për këtë humbje të madhe.

“Lajmi për përplasjen tragjike ajrore pranë Washington, DC, që mori jetët e shumë njerëzve, na ka prekur thellë. Në këtë moment dhembjeje, mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit që po punojnë me përkushtim në këto rrethana të vështira”, ka shkruar PDK.

“Si një shtet që ka një miqësi dhe aleancë të pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne qëndrojmë në solidaritet me popullin amerikan në këtë kohë zie. Ngushëllime të sinqerta stafit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Presidentit Trump për këtë humbje të madhe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat