Konjufca për Gazmir Racin: Mbrojtës i pakompromis i Qeverisë Kurti

Aktuale

Konjufca për Gazmir Racin: Mbrojtës i pakompromis i Qeverisë Kurti

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:11
Konjufca dhe Raci

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Gazmir Raci ka ndarë një moment nga takimi me qytetarë në Pejë, së bashku me nënkryetarin e këtij subjekti, Glauk Konjufca.

Në video dëgjohet Konjufca duke e vlerësuar lartë figurën e tij.

“Mbrojtës i pa kompromis i punës së mirë dhe qëndrimeve të drejta të Qeverisë Kurti, dhe këtë e ka shpreh dhe nuk është frikësuar”, thotë Konjufca.

E Raci në Facebook ka shkruar “Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, drejt fitores së madhe më 9 shkurt për 500 mijë zemra që rrahin si një”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat