​Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim për gjeneratat e ardhshme

Aktuale

​Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim për gjeneratat e ardhshme

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:39
Komandantja supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani

Komandantja supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova duhet të jetë e gatshme për tu ballafaquar me sfidat e sotme nga luftërat konvencionale e deri tek ato hibride.

Kështu tha Osmani në konferencë me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Presidentja Osmani tha se duhet një arkitekturë e sigurisë që është inovative, fleksibile dhe e përgatitur për tu ballafaquar me çdo kërcënim.

Sipas saj qëndrueshmëria kombëtare është detyrim për gjeneratat e ardhshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pavarësisht sfidave mund të ndërtojnë një e ardhme të sigurt për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se në këtë kohë sfidash qëndrueshmëria nuk është më opsion për zgjedhje por domosdoshmëri.

Sipas tij viteve të fundit janë ndërmarrë hapa që kanë forcuar qëndrueshmërinë kombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh se qëndrueshmëria kombëtare është themel për një të ardhme të sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat