Ky është polici i cili u sulmua me armë zjarri në Pejë

Aktuale

Ky është polici i cili u sulmua me armë zjarri në Pejë

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Një incident i rëndë është raportuar të mërkurën pasdite në rrugën “Mikel Marku” në Pejë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës është sulmuar fizikisht nga pesë persona të dyshuar. 

Sipas policisë, sulmi ndodhi ndërsa viktima ishte duke rregulluar automjetin e tij në shoqërinë e një personi tjetër.

Gjatë ngjarjes, një nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, duke rrezikuar seriozisht jetën e zyrtarit policor. 

Image
Osman Selmanaj

Media mëson se zyrtari, i cili u gjuajt me armë zjarri në Pejë, është Osman Selmanaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat