Këta janë 12 konduktorët e larguar nga Trainkos për manipulime me arkat fiskale

Aktuale

Këta janë 12 konduktorët e larguar nga Trainkos për manipulime me arkat fiskale

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike ‘Trainkos’ ka njoftuar opinionin publik lidhur me një rast të dyshuar të manipulimit me arkat fiskale, që ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar.

Sipas njoftimit thuhet se pas një hetimi të brendshëm të ndërmarrjes është zbuluar se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave të arkave fiskale, duke fshehur dhe dëmtuar raportimet e shitjeve të biletave për një periudhë të gjatë kohore, që nga viti 2016 deri në fund të vitit 2024.

Media ka mësuar ekskluzivisht emrat e 12 konduktorëve të dyshuar për keqpërdorim si dhe manipulim me arkat fiskale, bëhet fjalë për: Astrit Berisha, Arben Berisha, Agim Berisha, Sami Kiqina, Lulzim Morina, Fazli Sfarqa, Nazmi Perquku, Nezir Islamaj, Driton Gruda, Bislim Sahiti, Leotrim Rama, Hasan Osmani.

Image
Këta janë 12 konduktorët e larguar nga Trainkos për manipulime me arkat fiskale

Ndërmarrja ka marrë masa disiplinore ndaj 12 konduktorëve të dyshuar dhe ka shkëputur marrëdhënien e punës me ta.

Kujtojmë se dëmi i shkaktuar deri tani kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i posedon ndërmarrja.

Trainkos ka informuar organet e rendit dhe të hetuesisë dhe ka kërkuar që “Prokuroria e vendit të nisë hetimet” për vepra penale, duke theksuar se manipulimet e bëra përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat