​Sistemi i Kontrollit të Importit shtrihet në hekurudha dhe rrugë tokësore nga 1 prilli

Aktuale

​Sistemi i Kontrollit të Importit shtrihet në hekurudha dhe rrugë tokësore nga 1 prilli

Më: 30 janar 2025 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së mallrave që hyjnë në Bashkimin Evropian, më 1 prill 2025 Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (SKI2) shtrihet në hekurudhat dhe rrugët tokësore, duke i mbuluar të gjitha mënyrat e transportit.

Sipas njoftimit të Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (SKI2) i Bashkimit Evropian synon të rrisë sigurinë dhe mbrojtjen e mallrave që hyjnë në BE duke futur një proces doganor të standardizuar, para mbërritjes, për të gjitha mënyrat e transportit, duke përfshirë rrugët tokësore dhe hekurudhat, përveç kërkesave për rrugët ekzistuese ajrore, detare dhe të brendshme ujore. Duke mandatuar dorëzimin e të dhënave të sakta dhe të plota të Deklaratës Përmbledhëse Hyrëse (DPH) përpara mbërritjes, SKI2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat hyrëse, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar shkeljet doganore, dhe përfundimisht duke siguruar një mjedis tregtar të mbrojtur dhe më të sigurt.

“Nga 1 prilli i vitit 2025, transportuesit në rrugë tokësore dhe hekurudhore do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në ose përmes BE-së përpara mbërritjes së tyre, përmes një DPH-je të plotë. Ky detyrim ka të bëjë gjithashtu me transportuesit e postës dhe ata të shpejtë që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe palët e tjera, si përshembull ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të vendosur në BE do të duhet gjithashtu të paraqesin të dhënat e DPH-së në SKI2”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Për më tepër, operatorët ekonomikë që nuk janë gati deri në këtë datë duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoritetin Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe ku kanë marrë numrin e tyre RIOE për të kërkuar një periudhë implementimi më së voni deri më 1 mars 2025. Periudhat e implementimit jepen vetëm sipas kërkesës.

“Për të përmbushur kërkesat e SKI2, bizneseve të prekura do t'u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të IT-së dhe proceset operacionale, dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetë-pajtueshmërisë përpara se të lidhen me SKI2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore. Mallrat mund të ndalen në kufijtë e BE-së dhe mund të mos zhdoganohen nga autoritetet doganore nëse tregtarët nuk përmbushin kërkesat e SKI2 në kohë”, thuhet më tej në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat