Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shprehur emocionet dhe revoltën e tij për faktin se nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e vëllait të tij.
“Shteti i Kosovës nuk ka bërë kërkesë që të më lejohet kjo e drejtë.
Gjykata Speciale e Hagës nuk ka dhënë asnjë vendim, as pozitiv, as negativ”.
“Por gjykata e Kosovës asnjëherë nuk ka bërë pyetje pse po shkelen këto të drejta”, ka deklaruar Haradinaj.