“Combined Resolve 25″/ FSK-ja po ushtrohet në Gjermani

Aktuale

“Combined Resolve 25″/ FSK-ja po ushtrohet në Gjermani

Më: 30 janar 2025 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Forca e Sigurisë e Kosovës po merr pjesë me një kontingjent në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”, i cili po zhvillohet në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels, Gjermani.

Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të NATO-s, si edhe përgatitjen e shteteve partnere për operacione të përbashkëta dhe ndërveprim.

FSK-ja i është bashkuar ushtrimit me ftesën e ushtrisë amerikane, duke synuar ngritjen profesionale, forcimin e ndërveprimit me shtetet partnere dhe rritjen e gatishmërisë për të vepruar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh. Gjithashtu, pjesëmarrja në “Combined Resolve 25” ofron mundësinë për shkëmbimin e përvojave me forcat ushtarake të shteteve të NATO-s, dhe partnere pjesëmarrëse në ushtrim.

Ky angazhim pasqyron përkushtimin e FSK-së për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në nivel ndërkombëtar, si dhe për të avancuar aftësitë operacionale sipas standardeve më të larta ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat