“Mjeshtër i intrigës, adhurohet në Serbi dhe Grenellin e ka idol”, veprimtari nga SHBA “shpërthen” ndaj gazetarit

Aktuale

“Mjeshtër i intrigës, adhurohet në Serbi dhe Grenellin e ka idol”, veprimtari nga SHBA “shpërthen” ndaj gazetarit

Nga: N.E Më: 30 janar 2025 Në ora: 14:59
Ramazan Bekteshi

Zgjedhja për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe arsyet për këtë, kanë sjellë reagime të shumta ndaj akademikut Rexhep Qosja.

Një reagim, ka bërë edhe gazetari Berat Buzhala që matje e ka quajtur Rexhep Qosen si karakter një copë m..., kurse letërsinë e tij gjithashtu një copë m...

Por, ndaj Buzhalës ka reaguar veprimtari nga SHBA, Ramazan Bekteshi, i cili madje ka kërkuar që Asociacioni i Gazetarëve të reagojë.

“Reagimit idotesk të Buzhalës për Qosjen a do t'i përgjigjen; AGK-ja, Akademia, Sh. e shkrimtarëve, Universiteti, Shoqatat qytetare?”, ka pyetur Bekteshi.

Tutje, ai e ka quajtur Buzhalën ‘gazetar’ që nuk di të shkruaj dhe mjeshtër të intrigës dhe të pavërtetës.

“Pra, 'gazetari' qe s'dinë apo s'do te shkruajë, e të flas shqipen standarde, gazetari që s'mendon shqip, gazetari që përdor fjalën m... si 'kompliment' në publik, gazetari që është mjeshtër i intrigës dhe të pavërtetës, s'e di a me pagese apo pa pagesë, gazetari që adhurohet në Serbi, gazetari që suksesin në veri e quan disfatë derisa Grenell-in e ka idol!”, ka shtuar Bekteshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat