Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ministri i Financave, Hekuran Murati, ‘nuk mund të mbajë leksione’ për buxhet dhe se nuk di si krijohet ai.
Deklarata e Hotit vjen pasi Murati tha se ‘Qeveria Kurti është qeveria me rritjen më të lartë të pagave në arsim brenda një mandati’ dhe që ‘ka rritur pagat në sektorin publik 3 herë brenda mandatit, konkretisht në vitin 2023, 2024, dhe 2025’.
“Nuk mund të mbajë leksione një ministër që nuk e di si krijohet buxheti. Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet.
Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numërojë as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje. Kaq për një diletant sikur ministri Murati”, ka shkruar Hoti.