Halil Geci ka reaguar sërish në lidhje me protestën që u mbajt gjatë ditë më parë në Skenderaj, kundër kryeministrit Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook ‘goditi’ PDK-në, ku tha se ngjarja që ndodhi në Skenderaj, më shumë ka dëmtuar PDK-në, se LVV-në e kryeministrin Kurti.
Madje, tha se “ngjarja e fundit në Skenderaj e ka rrëzuar për tokë PDK-në”.
Shkrimi i plotë
Sa më e fortë që të jetë PDK-ja në Drenicë, aq me e dobët do të jetë fuqia e saj në Kosovë.
Sulmuesit e verbuar dhe të frikësuar nga fitorja e VV-së e kanë trembur tej mase PDK-në dhe kanë marrë rolin e të çarturve për të sulmuar VV-në dhe kryeministrin Kurti. Kjo që ka ndodhur në Skënderaj, më shumë u ka bërë dëm vetes autorët e dhunës dhe PDK-së sesa që ka dëmtuar VV-në.
Ata kanë bërë skandalin më të madh, jo vetëm për PDK-në, por edhe për gjithë Drenicën.
Ngjarja e fundit në Skënderaj e ka rrëzuar për tokë PDK-në. Ka mundësi që AAK-ja të garojë për vendin e dytë me LDK-në.
Ja këta komandantë që thonë se na e sollën lirinë – paramendoni se kush ishin dje dhe kush janë sot.